Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Hetuesit britanikë kanë nisur hetimet për shkaqet e rënies së tavanit në
Teatrin Apollo në ëest End, të Londrës, një prej teatrove të vjetër të
kryeqytetit britanik.
Nje pjese e madhe e suvase se tavanit te ketij teatrit ra ne kohen kur ne te 700 vete ishin duke ndjekur shfaqen e rradhes ne mbremjen e se enjtes.
Fatmiresisht nuk pati fatalitete, nderkohe autoritet e emergjences thone se 76 vete jane plagsur dhe vetem pese prej tyre ne gjendje te rende.
Sipas disa njoftimeve sugjerohet se uji filloi te bjere nga tavani permes te carave ne te, perpara se vete tavani te shembej. Pronaret e teatrit 112 vjecar e cilesuan incidentin shokues dhe shqetesues.
Nderkohe kryeministri britanik David Cameron permes Twitter-it tha se ishte ne kontakt te vazhdueshem per situaten dhe shprehu mirenjohjen e tij per shpejtesine e nderhyrjes se sherbimeve te emergjences.
Rreth 700 vete ishin ne salle ne momentin e incidentit. Teatri Apollo si shumica e teatrove te Londres pergjithesisht jane te mbuhsur ne tere kapacitetin e tyre, aq me teper ne periudhen e prag Krishtlindjeve, ku britanike dhe turiste te huaj i frekuentojne ato akoma me shume.
Ky teater eshte ndetuar ne vitin 1901 dhe eshte riparuar ne vitet 30 per here te fundit dhe ka kater nivele llozhash.Ky incident ka ndezur polemiken per investime me te medha per riparimin e teatrove te vjeter dhe te famshem te Londres qe gjithesesi incidentin e fundit e kane pasur diku ne vitet 60 te shekullit te kaluar.
Top Channel