Huracan, fjala e fundit e Lamborghini-t

20/12/2013 00:00

Agresive ashtu si emri që mban. Lamborghini Huracan mbërrin në tregun e makinave të luksit. Prezantimi zyrtar është parashikuar për në muajin mars të vitit të ardhshëm gjatë panairit të automjeteve në Gjenevë, por projekti dhe detajet e tij kanë dalë tashmë.

Nga ana teknike shifrat vetëm t’i përmendësh shkaktojnë adrenalinë. Nga 0-100 kilometra në orë në vetëm 3.2 sekonda dhe mbi 325 shpejtësia maksimale. Gjithë kjo është rezultat i strukturës super të lehtë të realizuar me fibra karboni dhe alumini duke ulur peshën e makinës në 1.442 kilogram, një raport balancues mes fuqisë dhe peshës.

“Zemra” e Huracan është një motor V10 5.2 litërsh me 610 kuaj fuqi, i ndërtuar për të reduktuar emëtimet dhe falë injektimit të drejtpërdrejtë, konsumi i karburantit është ulur në 12.5 kilometër për një litër.

Huracan është pasardhëse e Gallardo-s, që për 10 vjet u shit në më shumë se 14 mijë ekzemplarë. Sigurisht pritshmëritë për modelin e ri janë më ambicioze.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta