Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Shtetet e Bashkuara lëshuan alarmin se Sudani i Jugut po shkon drejt një lufte civile të përgjakëshme.
Presidenti Obama paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ndaluar këtë. Ai njoftoi gjithashtu dërgimin e një skuadre prej 45 ushtarësh elitë në mbrojtje të shtetasve amerikanë që ndodhen në vendin afrikan.
Besohet se të paktën 500 persona kanë gjetur vdekjen në Sudanin e Jugut që prej fundjavës së kaluar, kur presidenti vendas akuzoi ndihmësin e tij për një përpjekje për ta rrëzuar me anë të një grushti shteti.
Pre e sulmeve të grupeve militante rivale kanë rënë edhe kampet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku strehohen rreth 35 mijë të zhvendosur nga zonat e konfliktit.
Tre paqeruajtës indianë u vranë gjatë një sulmi të tillë. Kombet e Bashkuara thanë se autorët, nga grupi etnik i dytë më i madh i vendit, hynë me forcë në bazën Akobo, në shtetin e shkatërruar nga konflikti Johnglei, gjatë së enjtes duke përndjekur civilët nga një grup tjetër etnik rival, i cili kishte përfituar strehim atje.
Kontakti me bazën humbi pas sulmit të ndodhur. Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, thuhej se ai ishte “tmerruar” pas mësimit të sulmit.
“Ka të dhëna se disa civilë mund të jenë vrarë dhe plagosur gjatë sulmit, por këto informacione nuk janë verifikuar ende. Nëse rezultojnë të vërteta, përgjegjësit do të përgjigjen për krimet e tyre”, thuhej në deklaratën e Ban Ki-moon.
Sudani Jugor, me një popullsi prej rreth 8 milion banorë, fitoi pavarësinë nga pjesa tjetër e Sudanit në korrikun e 2011-ës, pavarësi që i dha fund një konflikti prej dekadash që zgjaste në vend.
Top Channel