E pabesueshme në Angola, skuadra ‘gabon’ stadium, rivalët të vetëm në fushë fitojnë ndeshjen në tavolinë
Ferrari 2014 do të prezantohet në fund të janarit. Ndërsa ende nuk dihet vendi se ku do të kryhet ky prezantim zyrtar, ajo që është e sigurtë se “Kokëkuqja” e re do të pagësohet në bazë të një emri të votuar nga tifozët e saj në internet.
Ky ishte njëri ndër detajet e bëra publike nga presidenti Luca di Montezemolo, i cili zbuloi gjithashtu se testet e makinës së re do të nisin më 28 dhe 29 janar fillimisht me Kimi Raikonen dhe më pas me Fernando Alonso-n.
Në analizë të sezonit të përfunduar, Montezemolo rënditi 3 arsyet e dështimit. E para, Ferrari nuk ishte në gjendje të përmirësonte makinën gjatë sezonit, e dyta ndryshimi i imponuar i gomave dhe arsyeja e tretë mungesa e pikëve nga Massa për të siguruar titullin për konstruktorë.
Sa për kampionatin e 2014 ai shprehet optimist për disa arsye. E para sipas tij, makina është përmirësuar ndjeshëm, sidomos në pjesën aerodinamike të saj dhe tjetra organizimi i strukturës së skuderisë, që në këtë sezon do të drejtohet nga Allison.
Top Channel