Bllokohen 78 tonë fishekzjarre

20/12/2013 00:00

Nëse do të ishin ndezur njëri pas tjetrit pa pushim, do të kishin
shpërthyer për dhjetë ditë rresht fishëkzjarrët e kapur në portin e
Gioia Tauros në Reggio Calabria, në jug të vendit.

Rojet finanziare dhe ato te Agjencise se Doganave bllokuan mbi 78 ton fishekzjarrë të sjellë nga Kina dhe që sipas dokumentacionit shoqërues po niseshin drejt Shqipërisë.

Tre mijë kutitë, te etiketuara si “lodra”, ishin depozituar në tre kontejner dhe ishin nisur nga porti kinez i Ningbo. Nje sasi e tillë fishekzjarrësh, që në treg vlen mbi një milionë euro, udhëtonte pa respektuar masat e nevojshme të sigurisë. Mendohet se malli ishte i destunuar për tregun ilegal, i cili lulëzon gjatë festave të fundvitit, duke sjellë më vete jo rrallë herë viktima e të plagosur. Vetëm gjatë ndërrimit të viteve 2012-2013 në Itali humbën jetën dy persona dhe 561 të tjerë mbetën të plagosur pikërisht nga fishekzjarrët, të cilët shiten shpesh edhe në tregun ilegal sepse nuk janë të prodhuar sipas normave të rrepta të sigurisë.

Top Channel