Berlusconi ka zgjedhur: Seedorf trajner

20/12/2013 00:00

Clarence Seedorf do të jetë trajneri i ri i Milanit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas mediave sportive italiane, gjithçka është vendosur tashmë dhe ish-mesfushori i kuqezinjve do të zëvendësojë Allegrin menjëherë pas përfundimit të kontratës së këtij të fundit.

37-vjeçari luan ende me Botafogon në Brazil, por nga 1 korriku do të jetë gati për detyrën e re. Emrat e tjerë të trajnerëve që qarkullojnë janë vetëm një lojë merkatoje pasi Silvio Berlusconi e ka vendosur tashmë: sido që të shkojë ky sezon për Milanin, vitin e ardhshëm trajner do të jetë hollandezi.

Seedorf do të jetë trajneri i 11 i epokës Berlusconi pas Liedholm, Sacchi, Capello, Tabarez, Zaccheroni, Cesare Maldini, Terim, Ancelotti, Leonardo dhe Allegri.

Gjithashtu, Ariedo Braida do të largohet nga posti i drejtorit sportiv dhe vendin e tij do e zërë Sean Sogliano, aktualisht drejtor sportiv tek Verona.

Top Channel