Demokratet i faturojnë Qeverisë shtyrjen e statusit të vendit kandidat
nga BE. Në Komisionin Parlamentar të Jashtëm nenkryetari demokrat Aldo
Bumçi e konsideroi dështim të ministrit Bushati dhe Qeverise Rama
qendrimin negativ, siç ai tha, të disa vendeve anetare.

“Në këto tre muaj, numri i vendeve kundër u rrit, numri i vendeve aktive që na mbështesnin ra dhe ne pamë që Ministria e Jashtme nuk kishte as strategji, as vizion. Statusi ishte çfarë prisnin shqiptarët dhe ju dështuat zoti Bushati? Me cfarë u morët ju? Cila është përgjigjja”, tha Bumçi.

“Unë nuk do t’i quaja asnjëherë këto vende negative, as në ditën më të zezë të qeverisjes tuaj, zoti Bumçi. Qëndrimi i BE-së është jashtëzakonisht i qartë, nuk ka vende negative ndaj Shqipërisë, ka vende të cilat për shkak të faktit që qeverisja juaj nuk pati një trak rekord pozitiv për reformat dhe kryesisht për sundimin e së drejtës dhe sundimin e së drejtës në ekonomi veçanërisht, duan që të shohin nga Shqipëria hapa solidë përpara në këtë drejtim. Ne duhet t’i japim këto hapa. Ne vazhdojmë të punojmë me standarde të ndryshme, se kur akuzohet një prej nesh ne mbajmë një qëndrim etik, kur akuzohet një prej jush, ju përdorni siglën, foltoren e PD për të akuzuar Qeverinë, për të akuzuar Prokurorinë”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Debati per buxhetin solli edhe nje tjeter fakt qe rendon mbi imazhin e sherbimit diplomatik shqiptar. Perveç ambasadave qe kane akumuluar ne vite borxhe, Shqiperia rezulton se nuk ka paguar as kuotat ne organizatat nderkombetare si NATO, OKB e organizata te tjera rajonale. Marrë parasysh edhe këtë fakt opozita konsideroi të pamjaftueshëm buxhetin e përcaktuar për Ministrinë e Jashtme, ku për 2014 parashikohet një rritje me vitin paraardhës në masën 3. 1 për qind.

“Ju zoti ministër keni deklaruar publikisht që ambasadat tona janë konvikte. Duke i qëndruar kënvështrimit tuaj, a mbeten konvikte me këtë buxhet që qëndron me të njëjtat buxhetet e viteve të tjera dhe a jeni ju ministri i Jashtëm i konvikteve?” pyeti Bumci.

“Na keni vënë në një pozitë të vështirë, sepse kur një person emërohet diku, duhet ta dimë që bëhen kontratat e qirasë, bëhen depozitat, bëhen pagesat për sigurimet shëndetësore, pra të gjitha këto, pas një firme që keni vendosur ju. Eshtë rreth 4.6 milionë euro dhe 2.5 milionë dollarë fatura vetëm nga emërimet jashtë sistemit. Kontrollojeni në rast se nuk besoni, duke futur këtu paga qira, sigurime shëndetësore aq pak sa paguan ky shtet, bileta etj, etj”, tha Bushati.
 
Me buxhetin e 2014-es, Ministria e Jashtme deklaroi se do te shlyeje borxhet e dy viteve te fundit qe Shqiperia iu detyrohet organizatave nderkombetare dhe shkurtimet e punonjesve dhe ulja e numrit të ambasadave te rrise sipas saj cilesine e perfaqesimit tone jashte.

Top Channel