Robben: Topin e Artë e meriton Cristiano

19/12/2013 00:00

Arjen Robben duket se do të jetë sërish në qendër të polemikave tek Bayern Munchen pas deklaratave për revistën ‘Voetbal International’.

Hollandezi ka rihapur debatin mbi marrëdhënien e tij me Franck Ribery duke thënë se Topin e Artë e meriton Cristiano Ronaldo.

”Po flasim për një çmim individual dhe unë mendoj se e meriton Cristiano”, theksoi Robben, i cili nuk e përmendi fare në intervistë shokun e ekipit.

Robben, i cili në vitet e fundit ka qenë gjithmonë mes 23 të nominuarve për këtë çmim, tha se kurrë nuk e ka parë veten pranë fitimit të tij: “Kurrë nuk kam menduar për këtë çmim pasi gjithmonë 3 finalistët janë të njëjtët.”

Top Channel