
Franck Ribery ka kritikuar ashpër FIFA-n për zgjatjen e afatit të votimit për Topin e Artë.
“Është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Është një turp dhe një disavantazh për mua, por nuk kam frikë. Jam i qetë”, tha francezi i Bayern Munchen për ‘Bild’.
Sulmuesi deklaroi edhe se nuk i intereson fare nëse Cristiano Ronaldo do të jetë apo jo në ceremoninë e dhënies së çmimit: “Nuk kam folur me askënd për këtë çështje. Nuk më intereson nëse vjen apo nuk vjen. Për mua është një nder që jam tek treshja finaliste dhe është normale që të shkoj në ceremoni.”
Gjithashtu, Ribery krahasoi edhe veten me Leo Messin: “Pep më ka folur shumë për Messin dhe lojën e tij. Trajneri më jep liri të lëviz në të gjithë sulmin dhe kërkon që ta kem sa më shumë topin. Nga ky këndvështrim i ngjaj shumë Messit.”
Top Channel