Renditja FIFA, Shqipëria e 57-ta

19/12/2013 19:00

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për meshkuj pozicionohet e 57 në botë, një vend i pandryshuar në krahasim me muajin e mëparshëm, tregoi renditja mujore e FIFA-s e publikuar këtë të enjte.

Për të gjashtin vit radhazi, është Spanja ajo që e mbyll vitin si kryesuese.

Gjermania dhe Argjentina janë dy kombëtaret e tjera më të mira pas kampionëve të botës dhe Europës në fuqi.

Gjatë vitit, ishte Ukraina përfaqësuesja që bëri përparimin më të madh, duke fituar 312 pikë më shumë ose 29 vende në renditje.

Aktualisht, ukrainasit renditen të 18-tët, ndërsa kombëtare të tjera me një rritje të madhe ishin Armenia, e 35-ta me 259 pikë më shumë nga Dhjetori 2012 dhe SHBA, e 14-ta me 237 pikë më shumë.

Këto janë 20 vendet e para të renditjes botërore të FIFA-s
1. Spanjë      1 507 pikë
2. Gjermani   1 318
3. Argjentinë  1 251
4. Kolumbi    1 200
5. Portugali   1 172
6. Uruguaj    1 132
7. Itali         1 120
8. Zvicër       1 113
9. Holandë    1 106
10. Brazil      1 102
11. Belgjikë   1 098
12. Greqi       1 055
13. Angli       1 041
14. SHBA       1 019
15. Kili          1 014
16. Kroaci        971
17. Bregu i F.   918
18. Ukrainë      908
19. Bosnje       899
20. Francë       893
…………………………………………..
57. Shqipëri       571
…………………………………………..

5 vendet e para sipas kontinenteve

Europa
1. Spanjë       1 507
2. Gjermani    1 318
3. Portugali    1 172
4. Itali           1 120
5. Zvicër        1 113

Amerika e Jugut
1. Argjentinë  1 251
2. Kolumbi     1 200
3. Uruguaj     1 132
4. Brazil         1 102
5. Kili            1 014

Amerika e Veriut
1. SHBA         1 019
2. Meksikë        892
3. Kosta Rika    741
4. Panama        705
5. Honduras       690

Azia
1. Iran              720
2. Japoni           638
3. Korea e Jugut 577
4. Australia        565
5. Jordania        536

Afrika
1. Bregu i Fildishtë 918
2. Ganë                849
3. Algjeri               800
4. Nigeri                710
5. Kepi i Gjelbërt    698

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA