Anëtarët e shoqatës “Pëllumbat e postës” protestë në Fier: Po na pengohet të marrim pjesë në ndërkombëtare jashtë vendit
Tre persona kanë plagosur me armë zjarri babanë e kreut të Partisë Socialiste në Fushë-Prezë të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në lokalin në pronësi të Shefqet Kajmakut, 55 vjeç, babai i Lavdrim Kajmakut, ku ky i fundit prej dy vitesh qëndron në krye të PS-së për zonën e Fushë-Prezës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i dëmtuari është përleshur në ambientet e lokalit me tre persona, që pretendohet se ai ka njohje.
Gjatë sherrit, ata kanë qëlluar tre herë në drejtim të Shefqet Kajmakut, por vetëm një plumb e ka prekur në pjesën e gjurit. I dëmtuari është dërguar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët bëjnë me dije se plumbi i ka dëmtuar një arterie kryesore, duke rënduar situatën shëndetësore të 55-vjeçarit, për shkak të hemorragjisë.
Paraprakisht policia është duke hetuar në disa pista, sherri i momentit, sulmet për shkak të pronësisë dhe problemeve të mbartura nga e kaluara. Ndonëse policia pretendon se ka mundur që të identifikojë emrat, nuk ka bërë me dije identitetet e tyre, për arsye hetimore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe deputetët e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi, të cilët janë interesuar për shëndetin e simpatizantit të kësaj force politike. Kjo nuk është hera e parë që familjes Kajmaku bie pre e sulmeve të dhunshme. Më 25 maj të këtij viti, persona të paidentifikuar nga policia provokuan për herë të dytë një terror me breshëri armësh në drejtim të banesës së Shefqet Kajmakut. Nga sulmi ata kanë mundur që të djegin automjetin e parkuar në banesën e 55-vjeçarit.
Përsëritja e sulmit në muajin maj, është bërë brenda dy ditëve, duke shkaktuar panik tek familja e Kajmakut, të cilët në mënyrë të përsëritur i bënin thirrje policisë që të merrnin masa për rritjen e sigurisë së jetës. Atë kohë Lavdim Kajmaku hodhi dyshime se autori i sulmeve “terroriste”, ishte kreu aktual i Komunës së Prezës. Një tjetër pistë e dyshimtë për policinë është ajo e çështjes së pronësisë, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe konfliktin e çastit.
Top Channel