Prodhimi i çimentos dhe i gëlqeres, përgjatë dhjetë viteve të fundit
kanë shkaktuar dëme të mëdha mjedisore në Fushë-Kruje dhe për këtë arsye
Ministria e Mjedisit urdhëroi mbylljen e guroreve.

Janë plot 25 gurore, të cilat ndodhen fare pranë njëra-tjetrës në zonën e Fushë-Krujës dhe të cilat kanë funksionuar pa plotësuar asnjë kusht që do të mbyllen.

Kryeinspektori i Mjedisit Ergys Agasi tha se ne kete zone, pjesa me e madhe e subjekteve kane respektuar afatet e lena nga Ministria, duke çmontuar pajisjet.

“Pikërisht janë 25 subjekte në total, të cilave iu është revokuar leja mjedisore dhe pikërisht i është lënë 30 ditë afat për të marrë masat për cmontimin në mënyrë vullnetare të materialeve dhe makinerive që bëjnë këtë punë. Janë diku tek 7-8 subjekte që po vijojnë punën”, tha Agasi.

Leja per prodhimin e inerteve ne guroret e malit te Krujes jane bllokuar, dhe kushdo qe e shkel do te ndeshkohet ne baze te ligjit. Qytetaret e Fushe-Krujes e kane mirepritur kete vendim, qe mbron shendetin e tyre.Por ndersa mjedisi ku jetojne mijëra qytetare pritet te permisiohet, punesimi i qindra punetoreve, qe ishin ne keto subjekte mbetet problem.

Top Channel