Lojtarët e Raja-s zhveshin Ronaldinho-n

19/12/2013 00:00

Pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të Botërorit të Klubeve FIFA mes Raja Casablanca dhe Atletico Mineiro, lojtarët e klubit modest nga Maroku rrethuan Ronaldinho-n dhe i morën jo vetëm fanelën, por edhe këpucët.

Pasi e zhveshën, futbollistë të tjerë vinin thjesht për ta takuar yllin brazilian pasi nuk kishte mbetur gjë tjetër për të hequr.

Raja Casablanca fitoi 3-1 ndaj brazilianëve duke arritur kështu në finalen e madhe ku do të përballen me Bayern Munchen.

Top Channel