“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Agjensia Europiane e Hapsirës lëshoi satelitin Gaia, i cili do të na
japë panoramën e parë dhe më të vërtete të ndërtimit të galaktikës tonë
“Rruga e Qumështit”.
Detyra e Gaia-s është të na paraqesë pozicionet dhe distancat e më shumë se një miliardë yjeve; pra të realizojë një hartë 3 dimensionale. Ky informacion do t’na ndihmojë të njohim përberjen e galaktikës tonë dhe proceseve që kanë ndikuar në formimin dhe evoluimin e saj.
Misioni Gaia, prej 740 milionë eurosh do të ndihmojë në zbulimin e mijëra objekteve, deri tani të panjohur;planete të rinj dhe asteroidë. Sateliti i Agjensise Europiane te Hapsires u dergua me nje rakete Sojuz. 40 minuta pas ngritjes Gaia doli nga raketa për të vazhduar rrugen drejt një stacioni vëzhgues, 1.5 milione km nga Toka në pjesën e saj të erret, një udhëtim që do të zgjasë 1 muaj.
Për të krijuar Gaia-n u deshen më shumë se 20 vite dhe do te merret me ate qe njihet si “astrometri” apo shkenca e krijimit të hartave per vendndodhjen dhe levizjen e objekteve. Për këtë do t’i shërbejne dy teleskope që lëshojnë drite, me nje detektor prej nje miliarde piksel, e lidhur me tre instrumente njeheresh.
Ne fund te dekadades, arkivi i Gaia-s pritet te kaloje nje Petabajt apo nje milione Gigabajt e barabarte kjo me 200 mije DVD informacion. Materiali do te jete kaq i gjere, -siç shkruan BBC- sa do te mbaje te zene profesionistet për dekada të tëra. Përpjekjet për krijimin e Gaia-s u drejtuan nga Kompania “Satelitet Astrium” ne Tuluze te Francës dhe u perfshinë 70 kompani nga 16 vende.
Top Channel