Greqia në ndihmë të Shqipërisë

19/12/2013 00:00

Ministria e Jashtme greke nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj
ka bër të ditur se Athina zyrtare ka përkrahur në takimin e ministrave
të Jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për
anëtarësim Shqipërisë.

Sipas deklarates per shtyp zv/kryeministri dhe njekohesisht ministri i Jashtem Evangjelos Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë z. Leonidhas Rokanas te informoje qeverine shqiptare per pozicionimin e Athines ne Keshillin e Çeshtjeve te Pergjithshme ne favor të dhënies së menjëhershme Shqipërisë, të statusit të vendit- kandidat për anëtar të BE.

Gjithashtu ne pajtim te qendrimeve te 28 shteteve anëtare të BE, ky Keshill ka vendosur te diskutoje marrjen e ketij vendimi para fundit të Presidencës greke, përkatësisht në qershor te 2014. Ne njoftim thuhet gjithashtu se Greqia është e gatshme të japë të gjithë ndihmën e mundshme për Shqipërinë për të përmbushur kushtet e vendosura nga BE-ja, ndersa shprehet edhe gadishmeria e Athines për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje dhe gjithe ndihmen e mundshme, ne menyre qe ajo të përmbushe kushtet që i janë vënë Tiranes nga BE.

Venizelos ka udhëzuar edhe ambasadorin grek në Beograd, që t’i shprehë qeverise serbe përgëzimet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, duke theksuar se ky zhvillim do të ketë ndikim pozitiv në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.Ai  ka shprehur deshiren per te vizituar kryeqytetin e Serbisë sapo Greqia të marrë presidencën e BE-së duke rikujtuar se dialogu Pirshtine Beograd perben nje  “ngjarje historike” per dy vendet.

Top Channel