Parlamenti i Greqisë vendosi që të pezullojë financimin e Agimit të Artë, forcës politike të ekstremit të djathtë në vend.

Agimi i Artë përfitonte nga buxheti i shtetit si një forcë politike parlamentare, por ndërprerja e financimit u përligj nga ligjvënësit me procesin penal në vazhdim ndaj disa prej drejtuesve të kësaj partie.

Nëse procesi do të sjellë dënimin e këtyre drejtuesve për akuzat e ngritura, midis të cilave formim i një organizate kriminale, vetë Agimi i Artë rrezikon të nxirret jashtë ligjit dhe të pengohet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Në votimin në Parlament, propozimi për ndërprerjen e financimeve për Agimin e Artë kaloi me 241 vota në favor, 26 kundër dhe 28 abstenime.

Pavarësisht goditjeve që ka marrë së fundmi në opinionin publik, Agimi i Artë vazhdon të renditet në sondazhe si partia e tretë më popullore midis grekëve.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në Dhjetor, kjo forcë ekstremiste do të grumbullonte sipas një sondazhi të së përditshmes “Ethnos” rreth 6,7% të votave, duke siguruar lehtësisht pjesmarrjen në Parlament.

Në sondazhe, Agimi i Artë njohu kulmin e tij prej 13% në muajin Korrik, pak përpara vrasjes së këngëtarit liberal Pavlos Fyssas nga një antar i kësaj organizate.

Aktualisht, gjashtë prej 18 deputetëve të Agimit të Artë në Parlament janë duke u ndjekur penalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA