
Kanë qenë plot 13 sms që Francesco Bazzani (ndërmjetës mes futbollistwve dhe bastvënësve) i ka dërguar Gennaro Gattusos, por ish-futbollisti i Milanit nuk i është përgjigjur kurrë.
Në këtë mënyrë, ‘Corriere dello Sport’ shkruan se Gattuso nuk është më në qendër të dyshimeve për trukime ndeshjesh në Serinë A. Lajmet që vijnë nga Pallati i Drejtësisë së Kremonës saktësojnë se përfshirja e ish-lojtarit të kombëtares italiane në skandalin e trukimeve është inekzistente.
Një ditë më parë Gattuso deklaronte: “Nëse gjejnë faj tek mua, unë dal në shesh dhe vras veten para të gjithëve.” Avokatët e tij kanë kërkuar një sqarim të menjëhershëm me prokurorët e çështjes dhe pritet që kjo gjë të bëhet të shtunën.
Gattuso është prekur shumë nga lajmet nëpër media dhe është i vendosur që ta çojë deri në fund çështjen pasi nuk e duron dot “njollën” në karrierë.
Top Channel