F1, testimet për gomat Pirelli
19/12/2013 00:00
Gomat Pirelli të Botërorit të Formulës 1 të vitit 2014 janë më të ngadalta dhe kjo shihet qartë në testet private që po zhvillojnë në Bahrein skuderitë Red Bull, Ferrari, Mercedes dhe Toro Rosso.
Këto testime po zhvillohen që nga dita e martë dhe nuk është bërë publik asnjë e dhënë zyrtare, por, sipas ‘Autosprint’, “duket se kohët janë më të ngadalta sepse Pirelli po tregohet më e kujdesshme në mënyrë që të evitojë problemet që u shfaqën këtë vit”.
Pirelli u vu në pozitë shumë të vështirë sidomos në Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe, ku shumë pilotëve i shpërtheu goma në pjesët e shpejta të pistës duke krijuar situata të rrezikshme.
Top Channel