F1, Mercedesi i “vjedh” dy inxhinierë Red Bullit

19/12/2013 00:00

Skuderia Mercedes i ka “vjedhur” dy inxhinierë Red Bullit. Mark Ellis dhe Giles Wood kanë kaluar nga skuderia austriake tek ajo gjermane dhe do të zënë respektivisht postin e përgjegjësit të rendimentit dhe përgjegjësit të zhvillimit të makinës.

Nëpërmjet një komunikate, Mercedesi shpjegoi se të dy inxhinierët do të jenë pjesë e ekipit nga qershori i vitit 2014.

“Dy prurjet e reja do të forcojnë organizimin teknik të ekipit, veçanërisht në aspektin e simulimit dhe dinamikës së makinave”, lexohet në komunikatën e Mercedesit, skuderi që ka nisur një riorganizim pas largimit të Ross Brawn.

Top Channel