
Ministria e Arsimit dhe Sporteve znj. Lindita Nikolla për herë të parë sot ka thërritur një takim të gjithë protagonistët e sportit shqiptar ku vec paraqitjes së filozofisë së re të kësaj ministrie për sportin dhe projekteve që kanë për ta rikthyer atë, si dikur në kurrikulën shkollore, janë dëgjuar edhe grupet e punës së projektit të famshëm të sportit që deputeti Fidel Ylli ka trumbetuar gjatë gjithë fushatës.
E mbi gjithcka që u diskutua, më kryesorja është rikthimi në legjitimitetit të sportit, pasi më në fund duket se ka filluar puna dhe shumë shpejt do të kemi një ligj të ri të sportit.
“Kemi gjetur terrene sportive të shkatërruara, burime njerëzore të lëna në harresë, një mangësi tjetër të madhe që shërben si ai tharmi që ne mos të mundim të përparojmë në programin tonë për sportin, që ka të bëjë me ligjin për sportin. Duke shikuar masën e ndërhyrjeve që duhet të bëhen në ligjin ekzistues për të parë mundësinë për të ndryshuar dhe për të shkuar të gjithë bashkë në një ligj të ri për sportin, që do të rivitalizojë të gjithë atë situatë, por edhe do të jetësojë ndryshimet që secili prej nesh pret”, tha ministrja Nikolla.
Gjithashtu ministrja Nikolla ka folur edhe për projektin pilot me më se 36 shkolla të ndryshme për cështjen e futjes së programeve sportive, një projekt i cili në përfundim të studimeve që po bëhen, do të rikthehet në masivizimin e dikurshëm.
Ndërkohë deputeti Fidel Ylli është shprehur i bindur se më në fund ka ardhur momenti i bashkëpunimit me të gjithë faktorët sportiv, pa dallime politike.
“Sot kemi Rektorin e Universitetit të Tiranës, të Sporteve, sekretarë federatësh pavarësisht bindjeve të majta apo të djathta janë të cliruar nga uzurpimi politik se do të hiqen nga puna në rast se do të shkojë nesër se do të bëjë Partia Demokratike një tavolinë të rrumbullakët për sportin, apo qoftë një parti tjetër opozitare. Sporti në vizionin tonë është një hap përpara këtyre politikave të egra dhe ne duhet të jemi bashkë në cdo moment, në cdo tavolinë për të dhënë ide dhe mendime si të përmirësojmë sportin që kemi jetën tonë”, tha deputeti Ylli.
Top Channel