
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar vendet e lëna bosh në
Kuvend pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Ilirjan
Celibashi, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion
Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço.
Në mbledhjen e sotme, u votua dhe u vendos që mandatin e Erjon Veliaj për qarkun e Gjirokastrës ta marrë Vladimir Kosta.
Në Fier, mandatin e deputetit pas Celibashit e merr Anduel Xhindi, të ministres Harito e mori Enkelejda Shkreli Shamku, të Gjermenit e mori Adelina Rista, të ministrit Haxhinasto e merr Miranda Rira, të Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços e morri Selfo Kapllani.
Tashmë Kejdi Mehmetaj do të jetë deputetja më e re e parlamentit shqiptar. Pritet që në seancën e ardhshme plenare deputetët e rinj të bëjnë betimin.
Shtatë ministrat e kabinetit “Rama, përkatësisht katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për Integrim depozituan dje pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit.
Lënia e mandatit të deputetit , sipas ministrit Ilirjan Celibashi është përmbushja e një zotimi politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe në këtë mënyrë ministrat përqëndrohen në rolet e tyre ekzekutive.
Top Channel