Kupa e Shqipërisë. eliminohen Tirana e Partizani

18/12/2013 15:55

Kryeqyteti mbetet pa përfaqësues në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ndeshjet e zhvilluara të mërkurën sollën eliminimin e Partizanit dhe Tiranës.

Të dy skuadrat kryeqytetase u dorëzuan vetëm pas kohës shtesë, me të kuqtë që humbën minimalisht në Shkodër dhe bardheblutë, që ndonëse fituan 90 minutat e kohës së rregullt, lejuan Lushnjën që të shënonte një gol vendimtar nëpërmjet Cankës në minutën e 118′, teksa trajnerët po përpilonin listën e futbollistëve që do të gjuanin penalltitë.

Në ndeshjet e tjera, spikati përmbyshja 4-0 që Kukësi i bëri humbjes në Fier dhe suksesi i Bylisit në fushën e Kastriotit, pas barazimit të parë në Ballsh.

Rezultatet e ndeshjeve të Turit të Dytë
Skëndërbeu-Mamurrasi    2-0    (4-1)
Teuta-Shkumbini             2-0    (0-0)
Tirana-Lushnja                 1-1    (0-1)
Laçi-Besa                        4-2    (2-0)
Kukësi-Apolonia              4-0    (0-1)
Flamurtari-Tomori           4-2    (2-0)
Vllaznia-Partizani             1-0    (0-0)
Kastroti-Bylis                   2-3    (1-1)

Përballjet e Turit të Tretë
Laçi-Skëndërbeu
Bylis-Kukësi
Lushnja-Teuta
Vllaznia-Flamurtari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA