
Pas një nisjeje të mirë në Serinë A, për Napolin erdhën disa humbje që e kanë shkëputur nga Juventusi, por Gokhan Inler mendon se skuadra e tij mund ta fitojë kampionatin italian pasi në gjirin e saj ka një lojtar si Gonzalo Higuain.
“Ka ardhur momenti që të fitojmë disa ndeshje radhazi në kampionat. Eliminimi nga Liga e Kampioneve na trishtoi, por tani do të mendojmë vetëm për Serinë A. Duam të fitojmë titullin dhe do të luftojmë deri në fund për këtë objektiv”, theksoi mesfushori i Zvicrës.
Napoli renditet në vendin e tretë të Serisë A me 35 pikë, 8 më pak se Juventusi kryesues dhe 3 më pak se Roma e vendit të dytë.
Inler vlerësoi sulmuesin Higuain, i ardhur në verë nga Real Madrid: “Largimi i Cavanit ishte një goditje e rëndë, por fatmirësisht klubi bleu Higuainin, i cili është zëvendësuesi ideal.”
Në fund, Inler zbuloi edhe idhullin e tij: “Ronaldo. Kishte një shpejtësi dhe një teknikë të jashtëzakonshme.”
Top Channel