Rinovimi i AMA-s, propozimi i Pezës mbërrin në Komision

17/12/2013 00:00

Propozimi i nënkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza për
ndryshimin e nenit 134 të Ligjit per Mediat Audiovizive është firmosur
nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe është dorëzuar në Komisionin e
Medias për shqyrtim.

Deputeti Peza tha se ky amendim do të sillte edhe zgjidhjen e ngërçit te ketij insitutcioni ku kerkohet pershtatja e  vete AMA-s me standardet e ligjit te ri, te miratuar ne pranvere.

“Eshtë shumë e rëndësishme që ky ndryshim të kalojë sa më shpejt nga ana e Parlament në mënyrë që të zhbllokohet mosmarrja e vendimeve nga ana e institucionit të AMA-s, por nga ana tjetër nuk është çështje vetëm e shpejtësisë, është çështja që ne të bëjmë një reformë që do ta zgjidhte njëherë e përgjithmonë ngërçin dhe problematikën është futur institucioni i AMA-s për shkak se është në një paligjshmëri dhe jo në shtratin e duhur ligjor për të funksionuar në mënyrë normale”, tha Peza.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hyre ne nje ngerç, per shkak se kryetarja e ketij institucioni, Endira Bushati vijon te mbetet ne kete post, ne nje kohe qe nuk ka mandatin e anetares, dhe ne te njejten kohe kur mungojne edhe tre anetare.

Komisioni i Medias dhe i Arsimit ka vijuar degjimin e 20 kandidaturave te fundit per postin e anetareve te Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Shqiptar. Shoqeria Civile ka propozuar 64 kandidate nga te cilet do te perzgjidhen 11.

Top Channel