
Komisioni i Sigurisë debatoi mbi Paketën e re ligjore Antikorrupsion.
Opozita kërkon që të mos gjykohen çeshtjet ne Gjykaten e Krimeve te
Renda, ndersa maxhoranca kembengul se ligji do jepte rezultat vetem ne
kete gjykate.
“Vetëm për të ndryshuar epitetin nga krim i zakonshëm në krim i rëndë, ky është qëllimi? Ky është qëllim demagogjik, në rast se është kështu”, tha deputeti demokrat Astrit Patozi.
“Ne maxhoranca e re qeverisëse, duam që korrupsionit t’i parandalojmë, t’i konfiskojmë pasuritë e vëna përmes korrupsionit. Ti prano dhe voto pro që korrupsioni të ndëshkohet si një krim i rëndë”, tha deputeti socialist Taulant Balla.
Perfaqesuesi i Ministries se Drejtesise tha se Gjykata e Krimeve te Renda, ka ne vit aq ceshtje sa ka vetem nje gjyqtar ne nje gjykate rrethi dhe se kjo nuk e ul eficencen e saj.
“Gjykata e Krimeve të Rënda sot gjykon 130 çështje në vit, ndërkohë që Gjykatat e tjera gjykojnë një gjyqtar 150 deri në 200 çështje në vit. Gjykata e Krimeve të Rënda të shkallës së Parë ka 16 gjyqtarë dhe gjykon gjithsej 130 çështje”, tha përfaqësi i Ministrisë.
Top Channel