Korea e Veriut, përvjetori i 2 i Jong-il

17/12/2013 00:00

Korea e Veriut shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së liderit Kim Jong-il, disa ditë pas ekzekutimit dramatik të një prej zyrtarëve më të lartë të vendit, njëkohësisht edhe ungji i Kim Jong-un, kreut aktual të vendit.

Pamjet nga Penjani tregojnë radhë të gjata prej mijëra zyrtarësh në një ceremoni përkujtimore të Kim. Djali i tij, Jong-un, mori drejtimin e vendit pas vdekjes së tij në vitin 2011.

Javën e kaluar, ai urdhëroi ekzekutimin e Chang Song-thaek, xhaxhait të tij dhe një figure tepër të fuqishme, që shihej nga vëzhguesit e jashtëm si lideri i fshehur i vendit.

Chang u akuzua për disa krime, siç njofton media shtetërore, përfshi edhe krijimin e një baze të fuqishme për të rrëzuar pushtetin aktual.

Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e përshkroi ekzekutimin e tij si “jashtëzakonisht dramatike dhe surprizuese”. Ai nxiti vendet e rajonit që, “ndërkohë që mbeten vigjilent dhe të kujdesshëm ndaj zhvillimeve të fundit të situatës, të mos marrin asnjë veprim të pamatur”.

Kim Jong-il, i cili drejtoi vendin për afro 2 dekada, ndërroi jetë në 17 dhjetor 2011. Të martën, djali i tij i tretë dhe pasardhësi i zgjedhur, Kim Jong-un, morën pjesë në një ceremoni përkujtimore të babait të tyre, siç tregojnë edhe pamjet televizive shtetërore.

Besohet gjerësisht se Chang, i cili u martua me motrën e madhe të Kim Jong-il, ishte tepër influencues në prapaskenë, si dhe këshilltari kyç i Kim Jong-un.

Humbja e papritur e përkrahjes dhe ekzekutimi mizor dhe i shpejtë kanë shkaktuar tensione e frikë për destabilizim në Korenë e Veriut, duke detyruar presidentin e Koresë së Jugut, të hënën, të mbante një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë, duke paralajmëruar “provokime” të mundshme nga Korea e Veritut menjëherë pas ekzekutimit.

Top Channel