
Bojkotin e të hënës të ministrit të Drejtësise Nasip Naço dhe anëtarit
Sokol Çomo, Këshilli i Lartë i Drejtësië e interpreton si një presion
ndaj gjithë gjyqesorit dhe si një revansh politik.
Me nje fjalor te ashper nepermjet nje deklarate nga Zyra e Shtypit, Keshilli i Larte i Drejtesise konfirmoi perfundimisht krisjen e marrëdhenieve me ministrin e Drejtesise dhe anetarin e votuar nga Kuvendi Sokol Çomo. Zedhenesi i KLD-së akuzoi dy anetaret se po krijojne pengesa te qellimshme per promovimin e gjyqtareve.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh keqardhje të thellë dhe njëkohësisht zhgënjim për qëndrimin në seancën e djeshëm plenare të përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse, të cilët largimin e tyre aspak serioz dhe dinjitoz nga mbledhja e Këshillit, nën petkun e transparencës dhe mbrojtjes së ligjshmërisë, ushtruan “de fakto” një presion të paprecedentë antiligjor ndaj anëtarëve të KLD dhe të gjithë trupës gjyqësore. Ata që prej kohësh propagandojnë që janë në mbrojtje të ligjshmërisë shkelën dje publikisht detyrimin e tyre kushtetues për të dhënë kontributin konstruktiv në tryezën e Këshillit “, u shpreh zëdhënësi Elis Kuci.
Këshilli i Lartë i Drejtesise i beri thirrje nderkombetareve qe te ndjekin situaten.
“Të gjendur pa asnjë argument ligjor përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse në Këshill, përdorën terma poshtërues për Këshillin dhe gjyqtarët që prej vitesh japin çdo ditë drejtësi në gjykatat e vendit. Ky veprim është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e qëllimplotë, në veprimtarinë e pushtetit gjyqësor nga qeveria. Është një revansh i pastër politik ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndaj sistemit të drejtësisë, me të vetmin qëllim: nënshtrimin për të përfituar. Këshilli i Lartë i Drejtësisë i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në mënyrë të vecantë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, që të ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në këtë institucion dhe garanton ata dhe të gjithë trupën gjyqësore, se KLD nuk do të lejojë intimidimin nga presione të karakterit politik”, tha zëdhënësi.
Top Channel