Lideri i Radikaleve te Majte greke Aleksis Tsipras është zyrtarizuar si
kandidati i partisë së të Majtës Europiane (PEL) për postin e
presidentit të Komisionit Europian, pas votimit ne Kongresin e katert te
kesaj partie ne Madrit, duke perqendruar 84% te votave.

Pas shpalljes se rezultatit te votimeve Tsipras ka deklaruar se eshte ora e punes dhe e betejes per nje Europe te shpreses  dhe te solidaritetit dhe se e kupton qe ne personin e tij perfaqesohet Greqia dhe Europa jugore, por ne te njejten kohe u angazhua se kandidatura e tij do te jete per te gjithe qytetaret e BE.

Hapat e metejshme ne fushaten elektorale te z.Tsipras jane disa dhjetera mitingje te hapura ne Berlin,Paris,Madrit,Rome dhe qytete te tjera te Europes me synimin e krijimit te nje fronti kunder politikave te ashpra fiskale, duke treguar se ekziston nje rruge tjeter per te dale Europa nga kriza, rruga e progresit dhe e se drejtes sociale.

Ne kete fushate anti-merkeliane sic e quajne bashkepunetoret e tij ,lideri grek do te kete mundesi te komunikoje me gjithe vendet e jugut europian te gjunjezuar nga problemet e krizes ne kete kater vite, te cilat ngelen ende te pazgjidhura, ndersa Nemars do te marre pjese ne debatin e kandidateve per presidente te Komisionin Europian qe do te zhvillohet ne Athine.

Nderkohe Radikalet e Majte vazhdojne te jene ne te njejtat kuota me Demokracine e Re persa i perket preferences politike te grekeve,pa mundur te marrin nje diference prej tyre. Nje prej shkaqeve qe ben shume greke t’i shohin me mosbesim si parti qe mund te udheheqe nje dite vendin, eshte fakti se shpeshere ndryshojne pozicionimin e tyre persa i perket politikave ekonomike dhe kredive qe ka marre Greqia, ndersa disa prej udheheqesve te tyre ende pretendojne se per vendin do te ishte me mire te kthehej tek monedha kombetare- dhrahmia apo shtetezimi i bankave, teori te cilat ngjallin ndjenja frike dhe skepticizmi per depozitat bankare dhe te ardhmen ekonomike te Greqise.

Top Channel