Kakavijë, kapet drogë në autobusin Sarandë-Athinë

16/12/2013 00:00

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 8.8 kg kanabis që po
transportohej me autobusin e linjës Sarandë-Athinë me targë AA 330 AI,
dhe ka është arrestuar drejtuesin e automjetit Blenart Vata, 40 vjeç,
nga Tirana.

Sipas policisë, në autobus nuk kishte pasagjerë dhe
40-vjeçari udhëtonte i vetëm.Policia kufitare ka deklaruar se lënda narkotike është gjetur në banjën e autobusit, në një bidon plastik 20 litërsh, i ngjitur në pjesën fundore me silikon. Bidoni kishte disa litra raki brenda, por pasi është hapur pjesa e silikonit u konstatuan pako me lëndë narkotike.

Drejtuesi i autobusit Blenart Vata është arrestuar në flagrancë për akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sipas policisë destinacioni i drogës ishte Athina ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta