
Mimoza Kusari Lila është ndër të parët kryetarë të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit që fillon punën në krye të komunës. Kryetares së re të Gjakovës i është dorëzuar detyra nga ish-kryetari Pal Lekaj, me të cilin gjatë fushatës patën dhe përplasje të ashpra verbale.
Mimoza Kusari Lila, pas pranimit të detyrës, tha se do të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë e profesional me gjithë stafin administrativ të komunës.
Ajo tha se Gjakova ka shumë sfida para vetes, porse beson se do t’i kalojnë. Ndonëse në një garë të ngushtë, e herë herë edhe me tension të ngritur, Kusari Lila ka vlerësuar se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë shembullor për komunën e Gjakovës.
Ish-kryetari Pal Lekaj i ka uruar marrjen e mandatit Lilës, duke thënë se Gjakova ka pasur mjaft përparime që kanë shkuar në favor të qytetarëve. Ai ka kërkuar falje nga qytetarët që nuk ka mundur t’i realizojë të gjitha kërkesat e tyre, “për shkak të buxhetit të varfër”.
Top Channel