Obama: Duhet të ndalojmë armët

14/12/2013 00:00

Një vit nga vrasja në shkollën fillore “Sandy Hook” në Njutaun të Konektikat, ku humbën jetën 20 nxënës dhe 6 gjashtë të rritur, presidenti amerikan, Barak Obama kërkoi të shtohet kontrolli për armët dhe të zgjerohet kujdesi për shëndetin mendor.

“Ne nuk kemi bere aq sa duhet për t’i bërë komunitetet tona dhe vendin tonë më të sigurt. Duhet të bëjmë më shumë për të ndaluar njerezit e rrezikshem që të mbajnë kaq lehtësisht armë në duart e tyre. Ne duhet të bëjmë më shumë për të shëruar mendjet e trazuara”, thotë presidenti amerikan.

Obama nuk përmendi ngjarjen që ndodhi të premten në shkollën e mesme në Kolorado, ku një person i armatosur me shotgun plagosi dy shokë klase dhe me pas vendosi te vetvritej, sepse fjalimi i presidentit ishte i regjistruar.

Me vone, gjate dites, ne Shtepine e Bardhe, presidenti amerikan do te mbajë një minute heshtje dhe do të ndeze qirinj për 26 personat që u vrane, nje vit me pare.

“Nëse duam të jetojnë në një vend ku mund të shkojmë të punojmë, të dërgojmë fëmijet në shkollë dhe të ecim të cliruar nga frika në rrugët tona, ne duhet te mos rreshtim. Të kujdesimi, të trajtojmë cdo fëmijë sikur të jetë i yne, porsi ata në Sandy Hook”, tha ai.

Legjislacioni, i cili do te kishte lejuar kontrolle te rrepta mbi shitjen online te armeve, panaireve te armeve apo do te ndalonte armet e sulmit nuk u miratua ne Senat, gjate ketij vitit. Kundërshtaret e tij argumentuan se është thelbesore të mbrohet e drejta e amerikaneve për të mbajtur arme, i garantuar në Amendamentin e Dyte te Kushtetutes Amerikane.

Në disa shtete jane vene ne zbatim kontrolle te armeve, por keto kane qene shume te debatueshem. Ne Kolorado u miratuan masat per kontrollin e armeve, por aktivistet pro-mbajtjes se armeve kerkuan rizgjedhjen per dy senatoret qe i mbeshteten ato.

SHBA ka premtuar 130 milione dollare per te ndihmuar mesuesit dhe te gjithe ata qe punojne me te rinjte, te njohin shenjat e semundjeve psiqike dhe per t’i ndihmuar te marrin trajtimin e nevojshem, por keto fonde nuk jane akorduar nga Kongresi.

Administrata do te shpenzoje 50 milione dollare nga buxheti për Sherbimet Shendetesore, në ndihmë të qendrave ku te punojne profesioniste te shendetit mendor dhe  50 milione dollare te tjere nga për të përmiresuar institucionet e shendetit mendor ne zonat rurale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta