Në pikat kufitare në veri të Kosovës, përkatësisht në Jarinje dhe
Bërnjak ka nisur mbledhja e taksave dhe detyrimeve të mallrave që futen
nga Serbia.

Zbatimi i ketij  vendimi është pjese e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërkohë lajmi për fillimin e mbledhjes së taksave e ka konfirmuar për Top Channel zëdhenesi i doganave Adriatik Stavileci. Ai tha se, procesi po shkon sipas rregullave dhe nuk është paraqitur ndonjë problem.

Ndërkohë gjatë vizitave në veriun e Kosovës, Aleksandër Vulin ministër i serbisë për kosovën kishte deklaruar  se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga këto taksa do të derdhen në Fondin për Zhvillim të Veriut dhe se ato mjete do t’i shpenzojnë qytetarët e veriut e nuk do të shihen fare as nga Prishtina e as nga Beogradi.

Për të zbatuar këtë është angazhuar edhe misioni i EULEX-it. Nëpërmjet fushatave informuese, EULEX thotë se paratë e mbledhura nga pagesa e detyrimeve, do të përdorën në dobi të përmirësimit të jetës së tyre. “Kjo do të ndikoje në rritjen e investimeve socio-ekonomike dhe përmirësoj standardin jetësor”, thuhet ndër të tjera në reklamat e EULEX.

Top Channel