Koreja e Veriut, nis ‘spastrimi’

14/12/2013 00:00

Ajo që i trembeshin mediat dhe analistët ndërkombëtarë, në Korenë e Veriut ka nisur spastrimi. Të ngarkuarit e Koresë së Veriut me punë ekonomike në Kinë, po thërriten për rikthim në atdhe nga regjimi komunist.

Kështu njoftohet nga Koreja e Jugut. Autoritetet e këtij vendi thonë se të gjithë personat e ngarkuar me punë në Pekin, që shërbenin si urë lidhëse në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, janë thërritur të gjithë për t’u rikthyer në vend.

Autoritetet koreano-jugore thonë se lëvizja lidhet me pushkatimin e Jan Song-Thaek, ish-krahu i djathtë i Kim Jong-un dhe burri i hallës së tij. Song-Thaek u pushkatua këtë javë me akuzën e korrupsionit dhe tradhëtisë së lartë.

Përvec postit si një ndër udhëheqësit ushtarakë më të lartë në vend, Song-Thaek ishte edhe i ngarkuar me punë për shkëmbimet ekonomike me Kinën dhe besohet se të gjithë njerëzit e emëruar në Pekin me punë, janë firmosur prej tij.

Kjo ka shkaktuar frikën për të ardhmen e këtyre personave, që mund të cilësohen nga regjimi si bashkëpunëtorë të Song-Thaek dhe të përballen me akuza të forta që mund t’i cojnë drejt pushkatimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB