Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Kryeministri japonez Shinzo Abe u ka ofruar vendeve të Azisë jug-lindore rreth 20 miliardë dollarë në formë ndihme dhe huaje, një veprim ky që shihet si një përpjekje për të luftuar ekspansionin kinez.
Njoftimi u bë në një samit në Tokio, disa javë pasi Kina shpalli zonën e mbrojtjes ajrore mbi det, duke përfshirë zonat e pretenduara nga Japonia dhe Korea e Jugut.
Japonia po përpiqet të sigurojë mbështetje nga 10 vende aziatike, disa prej të cilave kanë konteste territoriale me Kinën. Por Indonezia deklaroi se marrëdhëniet Kinë-Japoni janë kritike për rajonin.
Samiti i Tokios shënon 40-vjetorin e lidhjeve të Japonisë me Shoqatën e Vendeve të Azisë Jug-Lindore. Kryeministri Shinzo Abe deklaroi se paketa financiare do të jepet përgjatë 5 viteve të ardhshme dhe kryesisht do të jetë në formën e huave konçesionare.
Ajo do të fokusohet në zhvillimin e rajonit të lumit Mekong dhe për të financuar projekte të transportit.
“Bashkë me fqinjët unë dua të ndërtoj një të ardhme ku ligjet dhe jo pushteti, rregullat dhe njerëzit që punojnë shumë do të shpërblehen. Kjo mund të çojë në një shoqëri të begatë dhe me respekt reciprok”, deklaroi zoti Abe gjatë samitit.
“Unë shpresoj se ne do të ndjekim një vizion afatmesëm dhe afatgjatë që do të përcaktojë mënyrat se si Japonia dhe vendet e tjera do të bashkëpunojnë në të ardhmen”, vijoi ai.
Tensionet në Azi janë intensifikuar që kur Kina, në mënyrë të njëanshme, shpalli muajin e kaluar zonën e mbrojtjes ajrore mbi Detin Lindor të saj.
Top Channel