Irani njofton kapjen e spiunit britanik

14/12/2013 00:00

Irani njoftoi kapjen e një agjenti sekret që ushtronte aktivitetin e tij në Republikën Islamike për llogari të MI6, agjencia britanike e inteligjencës.

Lajmi u dha nga kreu i gjykatës revolucionare në qytetin e Kermanit, ku edhe thuhet se është arrestuar ‘agjenti’. Agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar kryetarin e kësaj gjykate thotë se tashmë i arrestuari për spiunazh në dëm të Iranit ndodhet në proces gjyqësor. Ai ka dëshmuar mbi aktivitetin e tij dhe ka pranuar se ka patur kontakte me agjentë të tjerë britanikë, brenda dhe jashtë Iranit, në 11 raste.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme britanike, e pyetur mbi pretendimet e Iranit, deklaroi se nuk mund të komentojë cështje që lidhen me shërbimet sekrete.

Irani njofton shpesh kapjen e ‘spiunëve’ perëndimore, por në shumicën e herëve, të ndaluarit për spiunazh lirohen brenda pak muajve pasi ndaj tyre ose mungojnë, ose provat rrëzohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB