Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Një gjykatë në Ukrainë ka liruar nëntë persona të arrestuar gjatë përleshjeve mes protestuesve pro-BE-së dhe policisë, që ishte dhe një nga kërkesat kryesore të lëvizjes së protestuesve.
Nëntë personat ishin arrestuar gjatë një operacioni të dhunshëm të kryer më 30 nëntor për të larguar protestuesit nga selia presidenciale në kryeqytetin Kiev.
Raundi i parë të bisedimeve mes protestuesve dhe presidentit Viktor Yanukovych kanë shënuar progres të vakët. Demonstruesit po mbërrijnë në kryeqytet për mitingun masiv të së shtunës.
Qindra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në kampe, në të ftohtë dhe temperatura të ulëta në Sheshin e Pavarësisë, prapa barrikadave prej bore dhe akulli, të përforcuara me objekte metalike dhe druri.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ishte thirrur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent në Moskë dy ditë përpara se të debatohej në parlament marrëveshja e propozuar nga BE, e cila më pas u refuzua.
Megjithatë, në një kthesë të papritur, dukshëm e motivuar nga presioni në rritje mbi qeverinë, zëvendëskryeministri Serhiy Arbuzov deklaroi të enjten se Ukraina do të “firmosë së shpejti” paktin me BE-në në Bruksel.
Aktualisht, diplomacia europiane dhe amerikane është fokusuar tek Ukraina, e cila konsiderohet gjerësisht prej mediave botërore si sheshbeteja e re, e një lufte të fortë për influencë midis Europës dhe Rusisë.
Top Channel