Tmerri në kampet e punës të Koresë së Veriut

13/12/2013 00:00

Amnesty International ka shpërndarë të premten foto satelitore të kampeve të të burgosurve në Korenë e Veriut. Pamjet tregojnë deri në çfarë mase këto komplekse janë zgjeruar dhe vazhdojnë të zgjerohen.

Në veçanti kampet e punës të njohur si Kuanliso 15 dhe Kuanliso 16 po zgjerohen me barraka, si dhe me impiante produktive dhe sisteme të forta sigurie.

Në raportin e saj, Amnesty publikon edhe dëshminë e një ish-zyrtari të sigurisë, i identifikuar si zoti Lee, që nuk ka folur publikisht kurrë më parë. Lee përshkruan tmerrin me këto fjalë:

“Të burgosurit detyrohen të hapin gropën e tyre dhe më pas vriten me një goditje çekiçi prapa kokës. Ndërsa femrat e burgosura bëhen viktima të përdhunimeve dhe më pas zhduken. Të burgosurit, mes të cilëve ka edhe fëmijë, jetojnë në kushte të tmerrshme dhe pësojnë tortura dhe ekzekutime”.

Amnesty International i kërkon qeverisë së Koresë së Veriut që t’i mbyllë dy kampet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB