Rrjet shoqëror i personalizuar i Ronaldos

13/12/2013 13:45

Sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, prezantoi ditën e premte një rrjet shoqëror të personalizuar të quajtur “Viva Ronaldo”.

Në këtë rrjet, të gjithë ndjekësit e tij do të kenë mundësinë që të njohin të gjithë sekretet e portugezit, të flasin midis tyre, të shohin foto dhe madje edhe t’i dërgojnë mesazhe vetë futbollistit.

Rrjeti i lëshuar në anglisht është i disponueshëm edhe për telefonat celularë në një version të përshtatur.

Në “Viva Ronaldo” do të zhvillohen edhe konkurse, në të cilat tifozët do të fitojnë fanela të portugezit dhe bileta për ndeshjet e Realit.

”Është një përvojë unike që ne i ofrojmë fansave tanë në të gjithë botën. Është një rrjet në të cilin unë do të marr pjesë në formë aktive”, komentoi portugezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA