Kartat e celularëve, në shkelje të ligjit

13/12/2013 00:00

Hetimi për vendosjen e eksplozivit në automjetin e prefektit të Vlorës
do të jetë një nga më të vështirët për shkak të provave të pakta në
vendin e ngjarjes.

Gjetja e një karte celulari që mund të aktivizonte c4 në automjet ishte e vetmja shprese që policia të gjente fillin e këtij hetimi, por edhe kjo rrezikon të dale pa sukses. Karta e celularit ka pronesi anonime, ne kompanine qe e ka prodhuar. Prova fizike e gjetur ne automjet nuk i sherben hetimit, perderisa numri i telefonit nuk eshte regjistruar pronesine e asnje personi.

E aq me pak C4 dhe detonatoret, per te cilet eshte akoma me e veshtire per te gjetur origjinen e mallit apo pronarin ilegal te tyre qe e ka futur ne Shqiperi. Asnje nga keto dy prova te gjetura nuk prodhohet ne vend. Por, ndersa policia prej kohesh sulmon rrjetet nderkombetare te prodhimit dhe shitjes se eksploziveve qe hyjne ne Shqiperi dhe ka patur disa rezultate, ajo nuk mund te gjeje dot pronesite e kartave te kompanive celulare qe operojne ne Shqiperi.  

Ka nje ligj qe kjo karte duhet te kete pronesi, ne te kundert kompania eshte e detyruar ta beje numrin te paperdorshem. Por pavaresisht ligjit karta s’kishte perdorues dhe ishte funksionale. Por shqetesimi me i madh, mbetet fakti se kjo karte pavaresisht se ka objekt sherbimi telefonik, ashtu si dhjetra e dhjetra te tjera ne keto vitet e fundit jane perdorur si elemente per ngjarje terroriste. E ne 99 perqind te krimeve te kryera me eksploziv duke perdorur karta celulari, nuk ka patur asnje te dyshuar, e jo me te arrestuar. Ky lloj krimi eshte me i veshtiri per t’u zgjidhur ne cdo vend te botes. E gjendur ne kete situate pas çdo rasti shperthimi me celular ne treg ilegal vazhdon shitja e kartave anonime. Ne afersi te godines kryesore te postes shiten çdo dite me dhjetra karta celulari te paidentifikueshme te perdorshme jo vetem per t’u perdorur, si ne perdorimin e eksploziveve, por edhe ne krimet me te lehta si kercenime, apo shqetesime me ane te thirrjeve telefonike, krime keto te parashikuara edhe nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta