Julia Roberts: Nuk jam shtatzanë

13/12/2013 14:30

Julia Roberts duket se nuk është një prej atyre VIP-ave që i pëlqen publiciteti rreth vetes.

Vetëm pak ditë pasi në media nisën të qarkullojnë zëra për një shtatzani të saj të katërt, aktorja mohoi gjithçka në një intervistë në programin e famshëm “talk-show” në SHBA, drejtuar nga i mirënjohuri dhe miku i saj, David Letterman.

Me një dozë të qartë humori, 46-vjeçarja iu përgjigj qartë pyetjes mbi shtatzaninë e saj të dyshuar, duke thënë se “me sa dinte ajo, familja nuk po priste një shtesë të re”.

Zërat për shtatzaninë e Roberts u përhapën pasi ajo u pa së fundmi me një fryrje të beftë të barkut të saj, por me sa duket, e vetmja gjë “e çuditshme” që ka ndodhur është shëndoshja.

46-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve, dy binjakëve 9-vjeçarë joidentikë të gjinive të ndryshme dhe një djali më të vogël, 6 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA