Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Katër ish-drejtues të bankës islandeze Kaupthing kanë marrë dënime me
tre deri në 5 vjet heqje lirie për rolin e tyre në mbylljen e
institucionit financiar gjatë krizës së 2008-ës.
Ish-drejtori ekzekutiv, presidenti i bordit, nje prej aksionevereve kryesore dhe shefi ekzekutiv i deges se bankes ne Luksemburg, akuzohen per fshehjen e faktit qe nje investitor nga Katari bleu aksione te saj me para te huazuara paligjshmerisht nga banka vete.
Kaupthing falimentoi asokohe prej barres gjigande te borxheve. Per vite te tera, ajo dhe banka te tjera te Islandes kishin ushqyer plane agresive ekspansioni jashte kufijve, por u perfshine nga ngerci financiar, ekonomia e vendit perfundoi e gjunjezuar. Vetem pak jave perpara kolapsit, Kaupthing njoftoi se sheiku Mohammed Bin Khalifa al-Thani kishte blere 5,1 % te aksioneve gjate krizes se 2008-tes.
Levizja u pa si shtyse e fuqishme besimi per banken me te madhe te Islandes. Ajo qe nuk u pohua publikisht ishte se marreveshja u vulos pasi Kaupthing kishte depozituar nje hua per nje kompani fantazem ne Ishujt britanike Virgin; prej andej parate iu derguan nje kompanie qipriote te quajtur Choice, prone e Olafur Olafsson, nje prej aksionereve me te medhenj te Kaupthing-ut e njekohesisht keshilltar i Al-Thanit, e nga ketu, perfunduan ne nje tjeter firme, Q Iceland Finance, qe zoterohet nga sheiku.
Fundi i odisese se parave blerja e aksioneve te saj me parata qe dolen nga vete banka. Denimet e dhena personave ne fjale konsiderohen me te rendat e dhena per mashtrim financiare ne te gjithe historine e Islandes. Asnje prej te akuzuarve nuk ishte i pranishem ne salle ne momentin e dhenies se vendimit, por qe te katert, pritet te apelojne.
Top Channel