
Në 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhenieve Shqipëri– Maqedoni, me ftesë
të kreut të Kuvendit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në Tiranë
kryeparlamentari i vendit fqinj, Trajko Veljanoski.
Pas takimit dy homologët folën përpara mediave, ku serish u artikua deklarimi standard per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit.
Kryeparlamentari maqedonas vjen ne Shqiperi, ne nje moment kur tensionet me sfond nacionalist jane ndezur pas vendosjes se shtatores se Car Dushanit, i njohur sipas historianeve sunduesi serb ne shekullin e XIV, qe pushtoi trojet shqiptare dhe kreu masakra te shumta ndaj popullsise shqiptare. Por per Veljanoskin nuk duhet qe marredheniet nderetnike te vleresohen mbi nje akt te vetem.
“Mendoj se pjesetaret e bashkesise shqiptare dhe pjesetaret e bashkesive te tjera etnike ne Maqedoni jane te trajtuara ne menyre perkatese. Gjithsesi shteti maqedonas ka detyre te jape kontribut sa me te madh per marredhenie sa me te mira nderetnike dhe ato marredhenie nuk duhet te vleresohen vetem me nje akt te vendosjes se nje permendoreje”, tha Veljanoski.
Kreu i Parlamentit shqiptar perseriti qendrimin diplomatik shqiptar se duhet te respektohet Marreveshja e Ohrit, duke shprehur angazhimin per respektimin e te drejtave te pakices maqedonase ne Shqiperi.
“Mbështesim zbatimin e plotë dhe efektiv të Marrëveshjes së Ohrit, si një platformë e sigurt për të ardhmen europiane të Maqedonisë. I kushtojmë vëmendje dhe rëndësi të veçantë nevojave të pakicës maqedonase në Shqipëri. E kam siguruar kolegun tim se së shpejti do të shkoj për një vizitë në komunën e Pustecit, për të diskutuar lidhur me angazhimet per te çuar më tej projektet e këtij komuniteti të mrekullueshëm që jeton në vendin tonë”, tha Meta.
Interesi i medias maqedonase, ne pyetjet drejtuar kryetarit te Kuvendit shqiptar Meta ishte ai, se me Ligjin e ri te Organizimit dhe Rregullimit te Territorit ne Shqiperi, a jane te rrezikuara njesite vendore te banuara nga minoritetet nga shkrirja e tyre ose bashkimi me njesi te tjera, çeshtje per te cilen Meta tha se nuk eshte ky qellimi i reformes.
Kryetari i parlamentit maqedonas, me pas iu drejtua Kuvendit te Shqiperise me nje mesazh. I rritur ne nje lagje, ku kane bashkejetuar maqedonas dhe shqiptarë ne Shkup, Veljanoski tha se e njeh shenjterine e marredhenieve te mira nderetnike dhe ftoi politikanet e dyja vendeve t’i udheheqin ato.
“Le ta shtrijme doren njeri-tjetrit, t’i zhvillojme standardet, te premtojme se nuk do te lejojme te ekzistojne sfida qe do i ngarkonin dhe ne masen me te vogel marredheniet tona, te mbeshtetemi te njeri-tjetri. Besoj se vetëm keshtu me mirekuptim dhe duke i ndihmuar njeri-tjetrit, i japim shembullin qytetareve tane si te sillen mes tyre dhe jam i bindur se vetem me ane te kombinimit te masave per shtendosjen e marredhenieve nderetnike dhe forcimit ekonomik do te arrijme te perforcojme besimin mes maqedonasve dhe shqiptareve”, tha Veljanoski.
Duke besuar se Shqiperia e meriton dhe do ta marrë statusin e vendit kandidat pas pak ditesh, kryeparlamenti maqedonas pershendetjen e fundit e beri ne gjuhen shqipe.
Top Channel