Tajlandë, ndiqet për vrasje ish-kryeministri

12/12/2013 17:05

Ish-kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva u ngarkua zyrtarisht me akuzën e vrasjes, si urdhërues i shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritarë të vitit 2000.

Më shumë se 90 persona humbën jetën pasi ushtria dhe forcat e sigurisë shtypën me dhunë ato demonstrata.

Abhisit, i cili drejton Partinë Demokratike Tajlandeze në opozitë mohoi akuzat dhe u la i lirë me kusht nga një gjykatë, në seancën e parë dëgjimore rreth çështjes.

Padia e ngritur ndaj Abhisit vjen në një moment në të cilin vendi është tronditur prej protestave ndaj kryeministres në fuqi, Yingluck Shinaëatra.

Disa persona kanë humbur jetën, ndërsa manifestuesit hynë shkurtimisht në institucionet qeveritare më parë gjatë muajit, në protestat e motivuara nga një përceptim tepër i lartë i korrupsionit dhe abuzimeve në vend.

Drejtuesi i protestave, Suthep Thaugsuban, i cili ishte zëvendëskryeministër në vitin 2010, gjithashtu përballet me akuzën për vrasje.

Top Channel