Ndahet nga jeta Bernadette Chirac, shuhet në moshën 93-vjeçare gruaja e ish-Presidentit francez Qeveria spanjolle po shqyrton mundësinë për të bllokuar referendumin e kërkuar nga partitë pro-pavarësisë në rajonin e Katalunjës.
Kërkesa për referendum është shtruar nga autoritetet lokale të rajonit dhe zërat pro tij janë shtuar, që prej thellimit të krizës financiare që ka përfshirë vendin iberik.
“Referendumi nuk do të mbahet”, deklaroi Albetro Ruiz-Gallardon, ministri i Drejtësisë në qeverinë e Rajoy. Deklarata e tij para mediave u bë vetëm pak minuta nga njoftimi i shpërndarë nga presidenti i Katalunjës, Arturo Mas, i cili tha se ishte arritur një marrëveshje me forcat politike lokale për zhvillimin e referendumit për pavarësinë.
Mas tha se marrëveshja e arritur u jepte përgjigje dy pyetjeve, datën dhe formën e referendumit. Sa për datën, ajo është rënë dakort që të jetë 9 shtatori i vitit të ardhshëm, ndërsa pyetjet janë dy, e para është ajo që do të pyesë votuesit nëse duan që Katalunja të jetë një shtet dhe e dyta, nëse duan që Katalunja të jetë një shtet i pavarur.
Sipas kësaj forme, cilido qoftë rezultati i referendumit, gjithmonë nëse ai do të mbahet, Katalunja përcaktohet si shtet. Nëse votuesit zgjedhin mundësinë e parë, atëherë statusi i Katalunjës do të kalojë nga një rajon autonom, në një shtet brenda kornizave të Spanjës, ndërsa nëse zgjidhet mundësia e dytë, Katalunja shkëputet përfundimisht nga Spanja.
Katalunja është një prej rajoneve më të zhvilluara në Spanjë, me një popullsi prej 7,5 milionë banorësh. Ka një autonomi të gjerë, por kriza e fundit ekonomike ka nxitur nacionalizmin në këtë rajon.
Në shtator, përkrahësit e pavarësisë formuan një zinxhir njerëzor në të gjithë rajonin. Mas, më herët, tha se, nëse Madridi do të bllokojë referendumin, ai do t’i shndërrojë zgjedhje rajonale të përcaktuara në vitin 2016, në një votë për pavarësi.
Sondazhet sugjerojnë se vet katalanët janë të ndarë për pavarësinë. BE dhe NATO paralajmëruan se Katalunja duhet të përjashtohet, nëse shkëputet nga Spanja.
Top Channel