Bangladeshi ekzekuton liderin islamist

12/12/2013 18:30

Bangladeshi ekzekutoi liderin islamist, Abdul Kader Mullah, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, realizuar gjatë luftës për pavarësinë nga Pakistani në vitin 1971.

Mullah është personi i parë i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Bangladesh.

GJNKB-ja u themelua në vitin 2010, me qëllim hetimin e krimeve të ndodhura gjatë konfliktit që i mori jetën mbi tre milionë personave.

Kleriku i ekzekutuar me varje ishte një prej liderve kryesorë të partisë Jamaat-e-Islami.

Ekzekutimi i 65-vjeçarit ndodhi brenda një burgu në Dhaka, në orën 17:01 me orën shqiptare.

Aktualisht, masa të rrepta sigurie janë marrë në të gjithë kryeqytetin e Bangladeshit, ku janë paralajmëruar manifestime të dhunshme nga ana e besimtarëve muslimanë.

Top Channel