
Megjithëse nuk e njohin si kryesministër të Kosovës, Hashim Thaçi thotë se është i gatshëm të takohet më kryetarët legalë të komunave në veri të Mitrovicës, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet e fundit lokale.
Ai tha të mërkurën se takimet me kryetarët e rinj serbë janë të domosdoshme për organizimin dhe funksionimin e komunave të reja.
“Unë pres që në një të ardhme të afërt të takohem me ta dhe të bisedojmë për mundësitë që qeveria e Kosovës ka për t’i ndihmuar, për të qenë sa më afër, për të investuar në projekte të rëndësishme, për ndryshimin e gjendjes për më mirë edhe në atë pjesë të Kosovës, në mënyrë që të koordinohemi si qeveri me institucionet legjitime lokale”, deklaroi Thaçi.
Gatishmëri për takim me kryeministrin Thaçi ka shprehur edhe kryeatri i Listës Serbe, Kërstimir Pantiç, partia e të cilit në zgjedhjet e fundit fitoi 9 komuna në gjithë Kosovën.
Pantiç citohet të ketë thënë se, për çdo gjë që ka të bëjë për mirëqënien e qytetarëve serbë në Kosovë është i gatshëm të takohet me kryeministrin kosovar, megjithëse partia e tij nuk e parnon shtetësin e Kosovës.
Nga ana tjeter, kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të qeverisë përshëndeti të gjithë faktorët politikë për ecurinë e procesit zgjedhor, ndërkohë që rikujtoi se në një të ardhme të afërt pritet të përfundojë edhe procesi i reformës zgjedhore.
Kryeministri Thaçi tha se, tashmë është kërkuar nga presidentja që sa më shpejt të përmbyllet ky proces, çka sipas tij do mundësojë që në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen në vitin 2014 të zhvillohen me reformë të re zgjedhore.
Top Channel