
Kosova ka përsëritur kërkesën për njohjen e pavarësisë së saj nga vendet e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik.
Në samitin që kjo organizatë po zhvillon në Guinea Konakri të Afrikës, ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës është një proces global i pandalshëm, pasi deri tani janë 104 vende që e kanë bërë këtë.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës është në interesin e të gjitha shteteve dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkohë, në këtë samit është miratuar një rezolutë e propozuar nga Shqipëria, që kërkon njohjen e Kosovës nga Organizata për Bashkëpunimin Islamik dhe që mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Top Channel