Kate Winslet lind fëmijën e tretë
11/12/2013 00:00
Kate Winslet ka lindur djalë. Ky është fëmija i saj i tretë, i pari me bashkëshortin e saj aktual, Ned Rocknroll.
Aktorja 38-vjeçare dhe foshnja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, bëri të ditur për ‘Daily Mail’ zëdhënësi i protagonistes së ‘Titanic’.
Kate ka edhe dy fëmijë të tjerë, 13-vjeçaren Mia dhe 9-vjeçarin Joe, fryt i dy martesave të saj të mëparshme.
Aktorja është martuar me Ned Rocknroll dhjetorin e kaluar.
Top Channel