Cruz: Fëmijët më lodhin, por më mbushin me lumturi

11/12/2013 00:00

Penelope Cruz ka dy fëmijë të vegjël (21 dhe 5 muajsh) dhe është shprehur se nga 16 orë në ditë që i pëlqente të flinte, tani fle vetëm 3.

Aktorja spanjolle, e martuar me kolegun e saj Javier Bardem, tha për ‘Daily Mirror’ se fëmijët të marrin shumë energji, por e kompensojnë nga ana tjetër me lumturinë që të falin.

“Jam gjithmonë e rraskapitur, por nuk mërzitem pasi fëmijët më mbushin me lumturi. E shijoj çdo moment që kaloj me ta”, deklaroi Cruz.

Aktorja 39-vjeçare është njohur me bashkëshortin e saj aktual kur ishte vetëm 18 vjeç, gjatë xhirimeve të filmit spanjoll ‘Jamon Jamon’. Më pas, së bashku kanë interpretuar në katër filma të tjerë.

Dy aktorët spanjollë janë martuar në vitin 2010 në Bahamas.

Top Channel