Video/ Parku spektakolar i akullit dhe borës në Kinë hap dyert edhe këtë vit
Kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinauatra thërriti zgjedhjet e parakohëshme, por refuzoi dorëheqjen pas protestave të forta që kanë përfshirë vendin.
Sipas ligjeve vendase, zgjedhjet pritet të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëherëshme të kryeministres dhe zëvendësimin e saj nga një kryeministër i përkohshëm i zgjedhur nga shoqëria civile drejt zgjedhjeve të shkurtit.
“Do të vazhdoj të qëndroj në detyrë, të bëj detyrën time si kryeministre në bazë të Kushtetutës. U tërhoqa aq sa mundesha, tani të shkojmë në zgjedhje”, tha ajo.
Yiangluck, motra e ish-kryeministrit Thaksin Shinauatra, fitoi zgjedhjet në vitit 2011. Thaksin u rrëzua nga pushtetit dhe ndaj tij u ngritën akuza të forta për korrupsion. Aktualisht ai jeton në Dubai në ekzil.
Protestuesit thonë se është pikërisht ai që drejton në të vërtetë Tajlandën dhe jo Yingluck. Protestat nisën pas një projekt-ligji për aministi, ku përfitonte edhe ish-kryeministri Thaksin Shinauatra.
Top Channel